Laç, vriten dy vëllezërit Syziu

Laç, vriten dy vëllezërit Syziu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme  në qytetin e laçit. Dy vëllezërit Lekë dhe Pal Syziu janë ekzekutuar në qendër të qytetit,  mendohet se shkak i vrasjes së tyre të jetë Konflikti i pronësisë. Sipas policisë së Laçit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së rrethit Kurbin, në lokalin që

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme  në qytetin e laçit. Dy vëllezërit Lekë dhe Pal Syziu janë ekzekutuar në qendër të qytetit,  mendohet se shkak i vrasjes së tyre të jetë Konflikti i pronësisë.

Sipas policisë së Laçit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së rrethit Kurbin, në lokalin që ishte në pronësi të dy vëllezërve Syziu. Autorët të cilët kanë bërë ekzekutimin e dy vëllëzërve, janë vëllezërit Arben dhe Erik Krosi, të cilët janë konfliktuar kohë më parë me viktimat.

Nga të dhënat e policisë është mësuar se 50-vjeçari, Lekë Syziu ka ndërruar jetë në vendgjarje, ndërsa vëllai i tij Pal Syziu ka ndërruar jetë gjatë transportit të tij në Spitalin Ushtarak të Tiranë.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar