KZQ përfundon rinumërimin në Lezhë, sot fillon rinumërimi në Shkodër

Në orët e vona të së dielës KQZ ka përfunduar rinumërimin e Lezhës me ruajtjen e mandatit të katërt nga PD-ja. Nga rinumërimi i 248 qëndrave të votimit “Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim” ruajti mandatin e katërt me një diferencë prej 800 votash përkundrejt koalicionit të majtë “ Aleanca për Shqipërinë Europiane”, vetëm me

Në orët e vona të së dielës KQZ ka përfunduar rinumërimin e Lezhës me ruajtjen e mandatit të katërt nga PD-ja.

Nga rinumërimi i 248 qëndrave të votimit “Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim” ruajti mandatin e katërt me një diferencë prej 800 votash përkundrejt koalicionit të majtë “ Aleanca për Shqipërinë Europiane”, vetëm me 3 mandate.

Ky vendim pati kundërshtime nga përfaqësuesit e PS, të cilët kërkuan më shumë kohë, gjë që nuk u mor parasysh nga KQZ.

Procesi u mbyll në orën 23:30 dhe KQZ miratoi me katër vota pro rezultatin e të gjith tabelave të rinumëruara.

Pas përfundimit të numërimit të KZAZ-së 15, KQZ ka miratuara rezultatin e 448 tabelave të rinumëruara gjatë 2 ditëve të fundit. Me marrjen këtij vendimi KQZ nis sot procedurën e çeljes së kutive në qarkun e Shkodrës, pas miratimit të kërkesës së Partisë Republikane.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar