Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për hetim të tatimeve

0

 

Kuvendi i Shipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për hetimin e tatimeve. Me 35 vota pro dhe 76 kundër është hedhur poshtë kërkesa e grupit parlamentar të PD-së, për të njohur dhe verifikuar fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit të sistemit elektronik tatimor.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se një grup specialistësh, në shkelje të ligjit kanë ndërhyrë në serverin qendror të të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, duke  shkaktuar mosfunksionimin e sistemit elektronik tatimor.

“Ngjarjet që kanë ndodhur në Drejtorinë e Përgjithshme  të Tatimeve duhet të hetohen në mënyrë që të parandalohet në të ardhmen, jo vetëm shkelja e ligjit, por edhe kaosi që u vu re në muajt tetor dhe nëntor, me pasoja të rënda për interesat e mijëra subjekteve tatimpaguese”, -u shpreh Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, kjo ndërhyrje i ka shkaktuar një dëm të madh biznesit dhe arkës së shtetit si dhe ka cënuar të drejtat e qytetarëve.

Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi tha se kjo çështje ndodhet në dorën e prokurorisë, dhe se objekti i kërkesës është në kundërshtim me ligjin.

“Ky proces ndodhet në duart e Prokurorisë së Përgjithshme. Futja e kuvendit është në kundërshtim me kushtetutën dhe ndërhyrje në punët e brendshme të institucioneve kushtetuese të pavarura”, -tha Ruçi.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here