Kuvendi nis seancën plenare

0

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 10:00 në seancën plenare të radhës, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme. Ndër to veçohen dekretet e Presidentit për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë,  Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, të cilët u rrëzuan dy ditë më parë nga komisioni i Ligjeve me votat e deputetëve të maxhorancës.

Miratimi i përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, i ngritur një javë më parë nga parlamenti është një tjetër çështje e rëndësishme, pasi opozita ende nuk ka dhënë konsensus.

Pikë tjetër e rendit të ditës është dhe interpelanca me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkuar nga një grup deputetësh të LSI-së për çështjen e devijimit të lumit Radika.

Seanca e sotme përfshin dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve për sigurinë dhe shëndetin në punë e në ndërtim, si dhe të traktatit për tregtinë e armëve.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here