Kushtetuta: Qeveria e re në shtator

Kushtetuta: Qeveria e re në shtator

Edhe pse PS-ja ka fituar bindshëm këto zgjedhje parlamentare dhe Edi Rama do të jetë kryeministri i ri Shqipërisë, të majtët do te presin shtatorin për të qeverisur vendin. Ligji themeltar i shtetit e lidh momentin e krijimit të qeverisë me mbledhjen e parlamentit të ri. Neni 67 i kushtetutës sanksionon se presidenti e mbledh

Edhe pse PS-ja ka fituar bindshëm këto zgjedhje parlamentare dhe Edi Rama do të jetë kryeministri i ri Shqipërisë, të majtët do te presin shtatorin për të qeverisur vendin.

Ligji themeltar i shtetit e lidh momentin e krijimit të qeverisë me mbledhjen e parlamentit të ri.

Neni 67 i kushtetutës sanksionon se presidenti e mbledh kuvendin e porsa zgjedhur, jo më parë se data e përfundimit të mandatit të kuvendit paraardhës, por jo më voneë se 10 ditë pas mbarimit të këtij mandati. Pika 2 e këtij neni thotë, se kur presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë atëherë kuvendi vetëmblidhet.

Duke qenë se mandati  i kuvendit aktual përfundon në 7 shtator, atëherë parlamenti i ri do të mblidhet në harkun kohor nga 7 shtatori deri në 17 shtator. Neni 96 i kushtetutës jep parashikimet për zgjedhjen e kryeministrit, i cili emërohet nga presidenti me propozimin e partisë ose koalicionit që ka fituar zgjedhjet.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar