Dan Hutra nga Shënmëria e Kukësit ,me banim në zonën e Vaqarit nisi problemet e tij me drejtësinë që në moshën 21-vjeçare.Veprat e tij të para penale rezultojnë të kenë qenë për vjedhje dhe dhunë në familje ,e më pas në vepra penale akoma më të rënda deri në vrasje . Autori i ngjarjeve, Dan
Dan Hutra nga Shënmëria e Kukësit ,me banim në zonën e Vaqarit nisi problemet e tij me drejtësinë që në moshën 21-vjeçare.Veprat e tij të para penale rezultojnë të kenë qenë për vjedhje dhe dhunë në familje ,e më pas në vepra penale akoma më të rënda deri në vrasje .
Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.
Përgjatë 20 viteve të fundit, Dan Hutra ka qëndruar më pak se 4 vite i lirë, pjesën tjetër e ka kaluar në qeli.
Vrasja e tij e parë
Vrasja e ish-bashkëshortes së tij në vitin 2007 , Dafina Havalija e goditur me thikë për vdekje nga Hutra. Për këtë vrasje autori është larguar pa asnjë shqetësim nga banesa ku kishte kryer krimin e rëndë,ai menjëherë pas krimit merr qetësisht nënën e viktimës në telefon duke i thënë :”Rrofsh vetë se Dafinën e kam mbyt”.
Në atë kohë Hutra ishte 25 vjeç dhe u dënua me 24 vite burg , ku gjykimi i shkurtuar bëri që të dënohej vetëm me 16 vite heqje lirie.
Vrasja e trefishtë e autorit Dan Hutra
Me 1 Mars në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen Marjana Gurakuqi 40 vjece, banuese në Astir.
Nëpermjet një makine të marrë me qera nga zona e Astirit deri në Kodër Kamëz ai ka arritur në banesën e ish bashkëshortes 40-vjeçarit i janë dashur 20 minuta dhe sapo ka mbërritur në rrugën Rustem Haklaj në orën 12:35 ai i është drejtuar shtëpisë së familjes Hysa.
Shtetasi Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Të katërtat pjesëtare kanë qenë duke larë një automjet të një afërmi të tyre kur Dan Hutra u fut në brendësi të oborrit dhe qëlloi me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbetën të vdekura në vend Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku.
Duke shfrytëzuar rrugicat ,në orën 12:42 minuta Hutra mbërriti në rrugën Besëlidhja në Kamëz. Edhe pse nuk e njihte personalisht 31-vjeçaren Etleva Kurti ai iu afrua portës së shtëpisë dhe e pyeti atë nëse është motra e Vladimir Kurtit. Pohimi i saj mjaftoi qe ai ta qëlloje me tre plumba duke i marrë jetën.
Arrestimi i tij ndodhi në zonën e Sharrës në afërsi të Landfillit në Tiranë rreth orës 18:45.Pas identifikimit dhe njoftimit të policisë nga dy djem të rinj për vendndodhjen e vrasësit, 4 efektivë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 6 në Tiranë prangosën Hutrën, i cili kishte shkuar në zonë për të kryer vrasjen e katërt. Dëshmitë e tij në gjyq ishin edhe më tronditëse “Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet
Gjatë seancës, gjyqtarja i ka thënë, e di që me këto akuza rrezikon burgim përjetë. “As më intereson fare”, ka pohuar Hutra, “edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur”.
Ai pretendon se është dënuar më parë pa pasur faj për dhunë në familje. “As nuk e kam prekur bashkëshorten”, ka thënë ai, duke pretenduar më pas se ka qenë ky vendim që e ka shtyrë atë të kryejë edhe vrasjet. “I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, ka thënë Hutra.
Florida Hima
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *