Grupi i tifozëve shkupjanë janë ato që e fluturuan flamurin kombëtar në Beograd. “Selam prej Shkupit, vepra e jo fjalë” shkruajnë grupi i tifozëve në rrjetin social facebook. Bëhet e ditur se një pjesë e grupit të tifozëve janë future brenda në stadium, ndërsa pjesa tjetër ka qenë jashtë nga ku kanë ngritur mjetin fluturues,
Grupi i tifozëve shkupjanë janë ato që e fluturuan flamurin kombëtar në Beograd. “Selam prej Shkupit, vepra e jo fjalë” shkruajnë grupi i tifozëve në rrjetin social facebook. Bëhet e ditur se një pjesë e grupit të tifozëve janë future brenda në stadium, ndërsa pjesa tjetër ka qenë jashtë nga ku kanë ngritur mjetin fluturues, i cili ka ngritur në të gjithë gjërësinë e fushës së futbollit.
Ky reagim erdhi pas masave ekstreme që ndërmorri Serbia për të mos pranuar asnjë tifoz me pasaportë shqiptare dhe atë kosovare dhe ku u ndalua çdo simbol shqiptar. Shvercerat janë simpatizantë të ekipit shqiptar të futbollit “KF Shkupi” në Shkup, Maqedoni.
Udhëtimet e organizuara të tifozëve të Sllogës jashtë Shkupit janë bërë dhe në vitet “60, “70 dhe “80, ndërsa dhe vitet e fundit janë ndjekës fanatikë dhe të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Në krah të plisave dhe tifozëve Kuq e Zi, shvercerat janë ata që mbajnë entuiziazmin e tifozerisë shqiptare në përballjet ndërkombëtare të kombëtares.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *