Kush do të drejtojë “Eksmerimentalin”

0

 

Londo vazhdon të jetë në detyrë deri në rikonfirmimin e tij apo zëvendësimin e tij me një tjetër emër,edhe pse mandati i tijka perfunduar.

Ditë më parë u fol që në vend të tij do të vendosej ish-drejtoresha e teatrit “Metropol”, Jonida Beqo, e cila ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, për të konkurruar për drejtimin e TKEKS.

Mësohet se në konkurs për drejtimin e TKEKS kanë marrë pjesë vetëm Kiço Londo dhe Jonida Beqo, pra, që këtu mund të konsiderohet një konkurs i dështuar, që, me gjasë, do të ripërsëritet nëse nuk do të ketë një emërim.

“Kam marrë pjesë në një konkurs, për më tej nuk mund të bëj komente, pasi kjo nuk më takon mua. Mua më përket puna që po bëj në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Jemi në prag të një premiere me dramë shqipe dhe ky është preokupimi im për momentin”, thotë Kiço Londo.

/D.Duraku/

kico-londo-640x357

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here