Kush do ta shpëtojë gjeneratën fatkeqe të Sirisë?

Kush do ta shpëtojë gjeneratën fatkeqe të Sirisë?

Nga: Al Jazeera E ndërsa numri i sirianëve që ikin nga vendi i tyre ka arritur shifrën 2 milione, lind pyetja nëse bota po ofron mjaftueshëm ndihmë? Sipas agjencisë së refugjatëve UN (UNHCR) vetëm gjatë këtij viti numri i refugjatëve sirianë që kërkojnë siguri përtej kufijve të shtetit të tyre është rritur me 230,000 mijë.

Nga: Al Jazeera

E ndërsa numri i sirianëve që ikin nga vendi i tyre ka arritur shifrën 2 milione, lind pyetja nëse bota po ofron mjaftueshëm ndihmë?

Sipas agjencisë së refugjatëve UN (UNHCR) vetëm gjatë këtij viti numri i refugjatëve sirianë që kërkojnë siguri përtej kufijve të shtetit të tyre është rritur me 230,000 mijë. Të shtyrë nga dëshpërimi, dhe me frikën nga sulmet e pashmangshme ajrore, një numër gjithnjë e në rritje sirianësh po kërkojnë shpëtim në shtetet fqinje. Libia deri tani është shteti me më shumë refugjatë sirianë. Pavarësisht faktit se është  vendi fqinj më I vogël pranë Sirisë, Libani ka regjistruar afërsisht 3 cerek million njerëz.

52% e tyre jane 17 ose nen moshen 17 vjec. Zyrtaret libanese thone se cdo dite ne liban hyjne me shume se 10 000 mije persona.

Melisa Fleming, përfaqësuese pranë agjencisë së refugjatëve (UNHCR) shprehet kështu: “Cdo 15 sekonda  një tjetër sirian bëhet refugjat. Cdo ditë ne shohim rreth 6000 njerëz teksa kapërcejnë  kufijtë drejt shteteve fqinje. Këto shifra janë të frikshme. Ato reflektojnë  një situatë të rrezikshme, të mijëra  njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre”.

Reporterja e Al Jazeeras, Zeina Khodr  thekson se ndryshimi ndërmjet Libisë dhe shteteve të tjera fqinje është se në Libi nuk ka kampe zyrtare refugjatësh dhe shumicës së popullsisë i duhet të jetojë me popullsinë vendase, gjë që ka filluar të shkaktojë tensione.

 

Jordania i ka hapur dyert rreth 519,676 refugjatëve, Turqia rreth 463,885 të tillëve ndërkaq që Iraku ka regjistruar 171,984 refugjatë. Numrin më të vogël e ka Egjipti me 111,101 refugjatë, në të cilën paraqitet një situatë tjetër e agravuar për shkak të luftës.

 

Sipas reporteres së Al Jazeeras në Turqi, nuk mendohej se numri i refugjatëve do ta kalonte shifrën e 100 mijë personave. Ata shpresonin se komuniteti ndërkombëtar do të zbatonte  politikën e ndonjë zone të ndaluar fluturimi apo mundësive humanitare, për të ulur presionin e refugjatëve në Turqi.

Në këtë fatkeqësi të madhe njerëzore sic është lufta e Sirisë, gjithsesi shtetet fqinje kanë treguar një solidaritet të ndjeshëm duke shpëtuar jetën e mijëra refugjatëve.
Përfaqësues në agjensinë e refugjatëve në Siri shprehen se bashkë me lëvizjen e popullsisë, shtetet fqinje po kalojnë vështirësi edhe në infrastrukturë e ekonomi.

Numri i refugjatëve parashikohet të arrijë në 3 milion në fund të këtij viti ndërkaq që është  interesante “mbështetja masive ndërkombëtare” shkruhet me ironi në artikullin e Al Jazeeras.

Se fundmi, shtrohet pyetja se edhe për sa kohë do të jenë në gjendje shtetet fqinje  të përballojnë fluksin e emigrantëve sirianë?

                                                                        Përgatiti në shqip për “Objektiv.al”: Elta Liksenaj

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar