Jurgen Klop ishte i ftuari special në hotelin “Frankfurter Hof”, ku mbajti leksion para 260 të pranishmëve dhe iu përgjigje pyetjeve të ndryshme rreth motivimit, udhëheqjes, titujve dhe golave. Në këtë seminar trajneri i Borusias së Dortmundit ka pohuar se është bërë trajner më i mirë se para dy viteve. Lidhur me gjendjen aktuale të Borusias që gjendet
Jurgen Klop ishte i ftuari special në hotelin “Frankfurter Hof”, ku mbajti leksion para 260 të pranishmëve dhe iu përgjigje pyetjeve të ndryshme rreth motivimit, udhëheqjes, titujve dhe golave.
Në këtë seminar trajneri i Borusias së Dortmundit ka pohuar se është bërë trajner më i mirë se para dy viteve. Lidhur me gjendjen aktuale të Borusias që gjendet në vend të fundit të kampionatit gjerman, ai ia hedh fajin dëmtimeve dhe golave të pësuar. Në bashkëbisedim kritikoi lojtarët fodullë dhe ironizoi Bajernin e Mynihut.
“Nuk e kisha parashikuar kaq keq. Por, prej 2-3 javësh nuk surprizohem më. Shkaqet? Shumë dëmtime dhe golat e pësuar, të cilët kanë qenë qesharakë. Ajo ndaj Frankfurtit ishte ndeshja më normale”, u përgjigj Klop pyetjeve në lidhje me krizën që ka kapluar Borusian.
Më pas Klop dha edhe një këshillë për tifozët: “Kush do që të ketë vetëm sukses, ka vetëm një shans: Të bëhet fans i Bajernit në mënyrë që të jetë i lumtur. Kjo është këshilla ime për tifozët e frustuar”.
Cilat do jenë kriteret e lojtarëve që do të marrë Klop në të ardhmen? “Një lojtar komplet idiot nuk kam për ta marrë më. Mu errën sytë kur disa prej lojtarëve më thanë se kishin hobi makinat dhe gjumin. Unë u tregova naiv që i mora përsëri. Por, s’ka për të ndodhur më. Edhe nëse disa mendojnë se 5 budallenj do na ndihmonin, ata s’do kenë vend tek unë”.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *