“Kurum” shlyen këstin e parë prej 57 milion euro

“Kurum” shlyen këstin e parë prej 57 milion euro

Kompania turke “Kurum”, e cila vazhdon aktivitetin në vendin tonë që nga viti 1999, ka shlyer këstin e parë të  vlerës  së  privatizimit të katër hidrocentraleve që ka marrë  në vendin tonë. Ministrit i Financave, Ridvan Bode, tha sot se para tri ditëve kompani turke  “Kurum” ka paguar  57 milionë euro, ndërsa  pjesa e mbetur

Kompania turke “Kurum”, e cila vazhdon aktivitetin në vendin tonë që nga viti 1999, ka shlyer këstin e parë të  vlerës  së  privatizimit të katër hidrocentraleve që ka marrë  në vendin tonë.

Ministrit i Financave, Ridvan Bode, tha sot se para tri ditëve kompani turke  “Kurum” ka paguar  57 milionë euro, ndërsa  pjesa e mbetur do të paguhet  brenda dy j javësh.

Z. Bode tha se të ardhurat nga privatizimi i HEC-ve do të  shkojnë për të  ulur deficitin buxhetor shtesë, që u krijua për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve dhe se qeveria ka paguar  gjatë këtij viti rreth 105 milionë euro detyrime të prapambetura.

Pagesa e këstit të parë u arrit pasi qeveria shqiptare  pranoi qe t’i njihte kompanisë turke “Kurum” një shumë prej 3 miliardë lekësh TVSH të parimbursuara, shumë kjo që do t’i zbritet kompanisë nga vlera e privatizimit të HEC-eve  prej 109.5 milionë eurosh.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar