“Kurum” heq filtrat e ajrit, Elbasani mbulohet nga tymi

Elbasani tre ditët e fundit është zgjuar i mbuluar nga re të madha tymi të shkaktuara nga Kombinati Metalurgjik. Impianti i përpunimit të skrapit të kompanisë “Kurum” mund të konsiderohet tashmë një ndër ndotësit më të mëdhenj për Elbasanin. Pamjet më poshtë janë marrë nga kamera e televizionit “A1 REPORT” më datë 1 prilli. Që në

Elbasani tre ditët e fundit është zgjuar i mbuluar nga re të madha tymi të shkaktuara nga Kombinati Metalurgjik. Impianti i përpunimit të skrapit të kompanisë “Kurum” mund të konsiderohet tashmë një ndër ndotësit më të mëdhenj për Elbasanin.

Pamjet më poshtë janë marrë nga kamera e televizionit “A1 REPORT” më datë 1 prilli. Që në orët e para të mëngjesit grirja e skrapit pasohet nga një tym i kuq që shkarkohet në ajër pa asnjë filtër.

Por jo vetëm kaq, pasi e gjithë industria e rëndë duke përfshirë këtu shkrirjen, petëzimin dhe fabrikën e gëlqeres, bëjnë bashkë një gjendje të padurueshme jo vetëm për banorët që jetojnë përreth ish-kombinatit metalurgjik, por në një rreze disa kilometra.

Kjo situatë po bëhet edhe më prezente ditët e fundit, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar