Kurum derdh në buxhet 52 mln euro

Kurum derdh në buxhet 52 mln euro

Shoqëria turke “Kurum” pas njohjes  nga ana e qeverisë të të  drejtës së kompanisë për rimbursimin e TVSH-së me vlerë 20 milionë euro dhe fitimit të kësaj të drejtë në gjykatë, përball me Drejtorinë  e Tatimeve derdh në buxhet shumën prej afro 52 milonë eurosh nga çmimi total i blerjes  prej 110 milionë eurosh, si

Shoqëria turke “Kurum” pas njohjes  nga ana e qeverisë të të  drejtës së kompanisë për rimbursimin e TVSH-së me vlerë 20 milionë euro dhe fitimit të kësaj të drejtë në gjykatë, përball me Drejtorinë  e Tatimeve derdh në buxhet shumën prej afro 52 milonë eurosh nga çmimi total i blerjes  prej 110 milionë eurosh, si pjesë e veprimeve për blerjen e hidrocentraleve “Ulëz-Shkopet”dhe  “Bistrica I-II”.

Ky fakt është konfirmuar  nga Ministria e Ekonomisë për gazetën “Shqip”. Gjithashtu  kjo ministri bën të ditur se rimbursimi i TVSH-së ishte një proces që nuk lidhej direkt me privatizimin dhe njohjen e shumës prej afro 20 milionë “nuk nënkupton ulje të çmimit”.

Këto para do të përdoren nga ministria e Ekonomisë për likuidimin e faturave të prapambetura dhe për shlyerjen e kredive të marra paradhënie nga bankat. Në takimin me kryeministrin Berisha, Drejtori i kompanisë turke i ka kërkuar njohjen hapur të tatimeve të vlerës së rimbursimit, vlerë gati sa 17-18 për qind e vlerës së privatizimit të katër hidrocentraleve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar