Kurti: Kosovës i duhet një Republikë e tretë

Kurti: Kosovës i duhet një Republikë e tretë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizje, deklaroi se Kosovës i duhet Republika e tretë. Sıpas Kurtit kjo formë qeverisje i duhet Kosovës  që të fitojë kundrejt të këqijave të këtij pushteti dhe politikanëve aktual. “Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për Republikën e tretë të

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizje, deklaroi se Kosovës i duhet Republika e tretë. Sıpas Kurtit kjo formë qeverisje i duhet Kosovës  që të fitojë kundrejt të këqijave të këtij pushteti dhe politikanëve aktual.
“Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për Republikën e tretë të Kosovës. Vetëm një Republikë e tretë na shpëton Republikën. Kjo Republikë e tretë duhet të jetë e tillë që të kujdeset për paqen, stabilitetin dhe sigurinë, por ato i sheh si pasoja të natyrshme të demokracisë, zhvillimit dhe drejtësisë.

Duke i pasur për qëllim veçse paqen, stabilitetin dhe sigurinë, as nuk po i arrijmë ato plotësisht, me të vërtetë, por do t’i humbin edhe ato pak grimca që na kanë mbetur. Republika e tretë synon demokraci për shoqërinë dhe institucionet, zhvillim për shtetin dhe ekonominë, drejtësi për qytetarët dhe njerëzit. Paqja, stabiliteti dhe siguria lindin pastaj mes nesh. Sepse, fundja, paqja pa demokraci, stabiliteti pa zhvillim, dhe siguria pa drejtësi, janë shtypje e shfrytëzim, janë robëri e varfëri”, u shpreh Kurti në deklaratën e tij.

Kurti ka kritikuar spektrin politik kosovar në lidhje me Marrëveshjen me Serbinë, duke përfshirë edhe partitë opozitare.

“Paradoksalisht, kur janë bërë 5 vjet të Pavarësisë, pasardhësi i Millosheviçit, jo vetëm që po arrin ta ndërvarë Kosovën nga Serbia, por ai po e realizon edhe varësinë midis vet subjekteve politike shqiptare. Marrëveshja e zhurmshme me Serbinë, gjithmonë po kthehet në marrëveshje të heshtur mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së,” theksoi Kurti.

Sipas Liderit të Vetëvendosjes, sa më shumë këto subjekte të tjera të  bëhen bashkë, aq më shumë shtohen sulmet mbi VV-në, sepse pa VV-në nuk do të shihej qartë se sa të njëjta janë këto subjekte.
Sipas Kurtit, 17 shkurti 2008 doli se nuk i ndërpreu aspak dy procese më të dëmshme pas luftës, negociatat e padrejta me Serbinë dhe privatizimi i egër dhe abuziv.

Së fundmi Kurti u shpreh dhe bëri thirrje që pushteti i Thacit  të ndërrohet sa më parë.

/ Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar