Kursimet, qytetarët investojnë 250 milionë USD

Kursimet, qytetarët investojnë 250 milionë USD

Individët deri në fund të marsit kanë investuar 250 milionë në fondet e investimit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, duke bërë krahasimin me fundin e vitit të kaluar, tregojnë se ka një rritje gati 90 milionë dollarë, nga160 milionë dollarë që ishte në 2012. Ndërkaq, në raportin e Autoritetit e Mbikqyrjes Financiare thuhet

Individët deri në fund të marsit kanë investuar 250 milionë në fondet e investimit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, duke bërë krahasimin me fundin e vitit të kaluar, tregojnë se ka një rritje gati 90 milionë dollarë, nga160 milionë dollarë që ishte në 2012.

Ndërkaq, në raportin e Autoritetit e Mbikqyrjes Financiare thuhet se: “Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2013, vlera neto e aseteve të këtyre fondeve arriti në 25.15 miliardë lekë, me një rritje prej 57.13%, krahasuar me 31.12.2012. Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 82.32% të aseteve të fondeve, me rritje prej 80.91%, krahasuar me 31.12.2012”.

Sipas AMF-së, janë 15 570 individë që kanë investuar në mbi 250 milionë dollarë në fondet e invesimit, ndërsa persona juridikë apo biznese janë vetëm dy. Shifrat tregojnë se fondet e investimit janë obligacionet qeveritare, borxh i dhënë me një afat më të gjatë se njëvjeҫar.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar