Kursi 2012, leku në rënie euro rritet ndjeshëm

Kursi 2012, leku në rënie euro rritet ndjeshëm

Kursi i këmbimit valutor është vlera e jashtme e monedhës së një vendi krahasuar me monedhat e partnerëve të tij më të rëndësishëm.  Njëkohësisht është treguesi më i përdorur në matjen e konkurrencës ndërkombëtare. Duke parë se Shqipëria është një vend me ekonomi të vogël dhe gjithashtu të hapur, kursi i këmbimit të lekut lidhet

Kursi i këmbimit valutor është vlera e jashtme e monedhës së një vendi krahasuar me monedhat e partnerëve të tij më të rëndësishëm.  Njëkohësisht është treguesi më i përdorur në matjen e konkurrencës ndërkombëtare.

Duke parë se Shqipëria është një vend me ekonomi të vogël dhe gjithashtu të hapur, kursi i këmbimit të lekut lidhet drejtpërdrejt me çmimet aktuale në treg. Pra, jo më kot kursi valutor sjell luhatje të shpeshta në ekonomi, prandaj kjo është dhe një nga temat më prezente në diskutimet e politikës.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me kursin e këmbimit të vitin 2012.

Përderisa kursi lidhet ngushtë me treguesit makro të një ekonomie, studimi i tij është mjaft kompleks ndërsa mbart pasigurinë tipike të një treguesi financiar.

Luhatjet e këtyre monedhave nga muaji në muaj nuk i kalojnë 3 njësi. Për Euro-n luhatje më të madhe shënojnë përkatësisht muajt Qershor- Korrik dhe Gusht- Shtator, ndërsa për Dollarin muajt Janar- Shkurt, Prill- Maj, Qershor- Korrik, Gusht- Shtator dhe Nëntor- Dhjetor.

Nga ky tregues duket qartë se Dollari përson ndryshime më të shpeshta se Euro. Muajt me kursin më të lartë të Euro-s kanë qenë muajt Mars, Prill, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor me 140 Lek/Euro, ndërsa muajt me kursin më të ulët kanë qenë muajt Korrik dhe Gusht me 137 Lek/Euro. Për Dollarin muaji me kursin më të lartë ka qenë Korriku me 112 Lek/USD, ndërsa me kursin më të ulët Shkurti me 105 Lek/USD.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar