Kurrikula për arsimin parauniversitar rishikohet për ndryshim

0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, bën të ditur se do të merret në konsideratë mundësia për rishikimin e kurrikulës për sistemin 9-vjeçar. Ky ndryshim mendohet për qëllim lehtësimin e nxënësit përsa i përket mësimeve por edhe që të mos ketë përsëritje të afërt midis nxënësve.

“Eshtë një reformë që mëton që të prekë që në parashkollor për të përsosur të gjithë sistemin arsimor parauniversitar dhe për të vijuar me arsimin e lartë”, tha znj. Nikolla në një deklaratë për shtyp.

Drejtori i Institutit të Zhvillimit te Arsimit (IZHA), Gert Janaqi, thekson se këto ndryshime do t’i lehtësojnë nxënseve ngarkesat dhe sidomos tek lëndët ekzakte, që janë më të vështira për tu kuptuar.

/Redjon Shtylla/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here