Llliana Weber, 99 vjeç Shtetet e Bashkuara zgjohet çdo ditë dhe ulet tëk makina qepëse për të realizuar veshje për t’i dërguar ato më pas në Afrikë. Një fustan në një ditë, një fëmijë për tu veshur në një ditë: dy vitet e fundit ka realizuar plot 850 veshje. Pret dhe qep në mëngjes, pushon
Llliana Weber, 99 vjeç Shtetet e Bashkuara zgjohet çdo ditë dhe ulet tëk makina qepëse për të realizuar veshje për t’i dërguar ato më pas në Afrikë. Një fustan në një ditë, një fëmijë për tu veshur në një ditë: dy vitet e fundit ka realizuar plot 850 veshje. Pret dhe qep në mëngjes, pushon në drekë dhe më pas e rimerr punën dhe mbaron për kohën e çajit. “ Kështu ndihem më e zënë në përditshmëri” sgpjegon 99-vjeçarja. Si të thuash: Mund të bëj mirësi në momentin kur nuk kam ndonjë angazhim tjetër. Kështu pa ndonjë motiv të veçantë.
Për 100 vjetorin e saj, majin që vjen Llliana llogarit që numri i veshje të bëra të shkojë në një mijë.
“Derisa të jem në gjendje nuk do të ndaloj: Më pëlqen të qep dhe nuk dij si muind ta kaloj ditën ndryshe. “ është shprehur 99 vjeçarja nga Scott County (Ioëa) për “Indipendent”
E gjitha ka filluar pas një publikimi në një gazetë lokale: kompania “Little Dress for Afrika”, e cila dërgonte veshjen në duart e 47 familjeve në nevojë në 47 vende afrikane, kërkonte vullnetarë. Profesionin e saj Lilliana e ka filluar në moshë të hershme:” Nëna ime ka mësuar të qepë që në moshën 8 vjeçare. Ishte ajo që ka realizuar uniformat tona të shkollës apo ka riparuar veshjet e tona që fëmijë” tregon një 32 nipat e 99 vjeçares.
“Të gjithë jemi shumë krenarë për të dhe zemërgjerësinë e saj. Ajo ishte ne gjendje të qepte edhe dy palë rroba në një ditë, por kemi qenë ne që nuk e kemi lejuar të sforcohet.”
Me pak fjalë një histori e zakonshme nga provinca. Kur gjërat e vogla shndërrohen kaq të dobishme për bnjë shoqëri që ka nevojë më bazike.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *