Kur futeshe në burg për deficit…

Shumë njerëz mund të mendojnë, se të jesh  këpucar është thjesht një zanat,por nuk  është e vërtetë. Në njëfarë mënyre të jesh këpucar, do të thotë të jesh artist, të dish të krijosh, të vendosësh ne punë fantazinë tënde.  Kjo është një intervistë me një njeri të zakonshëm, ose më sakte që ishte i zakonshëm

Shumë njerëz mund të mendojnë, se të jesh  këpucar është thjesht një zanat,por nuk  është e vërtetë. Në njëfarë mënyre të jesh këpucar, do të thotë të jesh artist, të dish të krijosh, të vendosësh ne punë fantazinë tënde.  Kjo është një intervistë me një njeri të zakonshëm, ose më sakte që ishte i zakonshëm para se të bëhej këpucar me grada. Sot ai njihet si mjeshtër në fushën e tij.

Mensur Kadriu  lindi në  Dibër, më 19 gusht të vitit 1943. Të tjerët e nisin punën në një moshë të konsiderueshme  por rasti i tij është i veçantë. Ajo që tërheq vëmendjen tek ky Zotëri ishte qetësia që e shoqëronte gjithë kohës teksa fliste. Mos të flasim pastaj për rregullsinë që ishte pjesë e tij. Ruante letra që kishte shkëmbyer me miqtë e tij që në 68-tën, letra që po mbushin gjysmë shekulli. Ai kishte shumë për të treguar, por sot jemi fokusuar të profesioni i këpucarit, te rruga që ka ndjekur për të ardhur deri këtu , ku edhe pse 71 vjeç,  vazhdon punën si ditën e parë.

 

Z. Mensur, kur keni filluar ta ushtroni për herë të parë  këtë zanat?

Që në moshën 13-vjeçare e deri më tani që jam 71 vjeç nuk jam ndalur kurrë (qesh) . Më 1 korrik  bëhen plotë 58 vite pune. Isha vetëm 13-të vjeç kur mora mësimet e para mbi të punuarit modele nga më të ndryshmet çizmesh, këpucësh, sandalesh, shapkash.

E keni të trashëguar nga familja?

Babai më dërgoi tek dikush në qytetin e Peshkopisë që të mësoja të bëja çubuk për duhan. Filluam kështu të dy duke bërë së bashku modele të ndryshme gjërash prej druri,llastiku,etj. Ai filloi të mësonte prej meje, e unë prej tij. Bënim pajisje kafshësh si: samarë patkonj. Kështu ishte fillimi. Deri sa më vonë u zbulova si profesionist në këtë fushë e më ofruan një punë nga shteti. Ishte shtatori i vitit 1956.

Në çfarë moshe ishit ju në atë kohë?

Isha në moshën 24- vjeçare. Më vonë, në shtator 1967 shteti krijoi një kurs në qytetin e Korçës për argjendari & këpucari, rrethi i Dibrës më vendosi mua si Zv. përgjegjës i kursit të specializimit të gjithë Shqipërisë. Në moshën 25-vjeçare, gusht 1968  mora titullin “Këpucar i Kategorisë 7” e cila ishte grada maksimale ku u vendos vlerësimi I 26- burrave.

Nga këto që më thoni, kuptohet qartë se jeni bërë i njohur menjëherë si profesionist në këtë fushë. Si vijoi më tej puna juaj?

Në nëntor të vitit 1969 u hap fabrika e parë e këpucëve me porosi në rrethin e Dibrës. Të gjithë punën e mbuloja unë, isha kontrollor për çdo punë që bëhej. Mësoja të gjithë pa u bezdisur aspak, e kisha pasion. Kishte shumë gra e vajza që punonin aty. Të gjithë sillnin porosi tek ne: Korpusi I shkollës së Burrelit, Policia dhe Burgu i Bulqizës, Dega e Brendshme, dhe disa lista për punë që mbeteshin “sekrete”.

Sa shumë porosi! Deri në sa arrinte shuma e harxhuar për prodhimin e këtyre këpucëve, pasi po flisni për porosi pa fund?!

Po, shumë porosi, edhe për dasma madje. Bëheshin gjithashtu  porosi për Vietnamin, këpucë speciale i çonte ndihma shteti ynë për njerëzit në nevojë. 24 milionë e atij viti (1969) arrinte shuma e materialeve të marra për porositë që iu ngarkua nga shteti fabrikës sonë. Ishte koha që po të dilje deficit futeshe në burg. Më tej u hapën dhe pesë dyqane çantash rresht njëri me tjetrin, Galantari quheshin asokohe. Unë isha shefi që i komandoja të gjitha këto dyqanet.

Po modelet ku i merrnit? Materialet që ju duheshin nga vinin?

Modelet i merrnim nga revistat e huaja që na i mundësonte shteti. Dhe materialet gjithashtu. Furnizimi vinte nga Korça, Shkodër, Gjirokastër e Durrës.

A e ndihmonit familjen me të ardhurat që merrnit?

Patjetër që po. Më lër të të tregoj: Dyqani i madh i këpucëve, domethënë fabrika që unë mbuloja ishte e dyta pas ndërmarrjes së këpucëve të qytetit të Tiranës. Të ardhurat ishin shumë të mira, jetonim shumë mirë dhe me punë nderi. Pasi e mbaroi me sukses punën e saj kjo fabrikë u mbyll. Në lidhje me suksesin e arritur në punën tonë dhe dorëzimin në kohë të tyre shkroi edhe gazeta asokohe. Pas mbylljes së fabrikës unë isha i pari në Rrethin e Dibrës që në 1 Janar të 1990 hapa dyqanin tim privat për të cilin sërish shkroi  gazeta “Zëri I Popullit”, pasi ishte dhe dyqani i parë privat në këtë profil. Unë vetë kam bërë 300 këllëfë pistolete për luftën e Kosovës. Puna ime gjithmonë ka ecur mjaft mirë, dhe sot që nuk prodhoj më këpucë vetëm me rregullime kap shifrën prej 50.000 lekë të reja në muaj, e të mendosh se më shumë punoj pa para. E bëj me kënaqësi punën time. Shiko sa larg ndodhet dyqani im e sa shumë porosi që kam.

A ja keni trashëguar dikujt nga familja këtë zanat?

Natyrisht që po. Do të ishte dhurata më e bukur që familja mund të më bënte mua. Nëse një nga nipërit e mi do të trashëgonte këtë talent gjithçka do të ishte shumë e thjeshtë pasi çdo gjë është gati, do të posedojë çdo vegël timen te fituar me kaq shumë mund.

Me të vërtetë njerëzit vrapojnë pas profesionistit. Ishte kënaqësi të shikoje sa punime të bukura kishte bërë ky Zotëri, opinga moderne dhe kërkesat nga personat që ndodhen prej vitesh jashtë shtetit I porosisnin pasi kishin nostalgji për to. E të mos flasim më për këpucët me modele nga më fantastikët që do ti shikoni më poshtë.

Bronilda Dedja

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar