Agjërimi përmirëson shëndetin dhe zgjat jetën. Shkenca e ka konfirmuar këtë fakt nëpërmjet një terapie mjekësore e përdorur në Indi. Revista shkencore amerikane “Cell Stem Cell”ka publikua rezultatet e një studimi të kryer nga një ekip studiuesish i drejtuar nga Valter Longo, profesor i biogerontologjisë. Periudha e agjërimit ndikon në ndryshimet e sistemit imunitar dhe
Agjërimi përmirëson shëndetin dhe zgjat jetën. Shkenca e ka konfirmuar këtë fakt nëpërmjet një terapie mjekësore e përdorur në Indi.
Revista shkencore amerikane “Cell Stem Cell”ka publikua rezultatet e një studimi të kryer nga një ekip studiuesish i drejtuar nga Valter Longo, profesor i biogerontologjisë. Periudha e agjërimit ndikon në ndryshimet e sistemit imunitar dhe në rigjenerimin e qelizave staminale.
Për gjashtë muaj disa vullnetarë iu nënshtruan periudhave të ndryshme agjërimi dhe gjatë ditëve kur agjëruan sistemi imunitar u lirua nga qelizat e padobishme duke qëndruar aktiv në mënyrë natyrale siç ndodh në momentin e lindjes dhe rritjes ku këto qeliza garantojnë rigjenerim.
Longo ka thënë se qëndrimi për një ditë në javë ose në muaj është e këshillueshme. Ai tha se agjërimi rezultoi befasues tek ata pacientë të cilët i nënshtroheshin cikleve të kimioterapisë, ku pas agjërimit u vunë re ndryshime dhe një aksion mbrojtës ndaj dëmtimeve të pësuara në sistemin imunitar.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *