Kupat e Evropës, një miliard lekë për ekipet shqiptare

Kupat e Evropës, një miliard lekë për ekipet shqiptare

Pjesëmarrja e katër klubeve shqiptare në kupat e Evropës i ka siguruar këtyre të fundit një përfitim prej rreth një miliard lekësh në total. UEFA do të japë një shumë prej 640 mijë euro për klubet shqiptare që do të marrin pjesë në Evropë. Nga njëqind mijë për pjesëmarrësit në Ligen e Evropës, ndërsa pjesa

Pjesëmarrja e katër klubeve shqiptare në kupat e Evropës i ka siguruar këtyre të fundit një përfitim prej rreth një miliard lekësh në total.

UEFA do të japë një shumë prej 640 mijë euro për klubet shqiptare që do të marrin pjesë në Evropë. Nga njëqind mijë për pjesëmarrësit në Ligen e Evropës, ndërsa pjesa tjetër shkon për Skënderbeun që do luajë në Ligën e Kampionëve.

Katër klubet pjesëmarrëse në këto kupa janë: Skënderbeu në Ligën e Kampionëve si fitues i Superligës, Kukësi dhe Teuta që e mbyllën kampionatin respektivisht në vend të dytë dhe të tretë,si dhe Laçi që fitoi Kupën e Shqipërisë.

laci

Deri më tani Tirana është klubi shqiptar me më shumë ndeshje në kupat e Evropës. Kryeqytetasit kanë lot 74 ndeshje, ndërsa për Kukësin ky sezon do të jetë hera e parë që merr pjesë në Evropë.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar