Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, në kuadër të javës së Fankofonisë, organizoi sot panelin me temë “ Kultura dhe arsimi si ura komunikimi midis Shqipërisë dhe Francës ”. Paneli ishte konceptuar si një tryezë e rrumbullakët, ku të ftuar që vinin nga fusha akademike, media,
Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, në kuadër të javës së Fankofonisë, organizoi sot panelin me temë “ Kultura dhe arsimi si ura komunikimi midis Shqipërisë dhe Francës ”.
Paneli ishte konceptuar si një tryezë e rrumbullakët, ku të ftuar që vinin nga fusha akademike, media, kultura dhe arti, ndanë idetë e tyre dhe diskutuan në lidhje me rolin që ka kultura dhe arsimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.
Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, pasi u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve në panel, u ndal në rëndësinë e shkëmbimit të vlerave mes kulturave, duke theksuar se qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është një përpjekje për të dhënë një kontribut në këtë drejtim.
Nga ana e saj, Ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Christine Moro u shpreh e kënaqur me organizimin e këtij aktiviteti dhe vuri në dukje dëshirën e ambasadës për të bashkëpunuar me universitetin në organizimin e aktiviteteve të ngjashme. Ajo bëri një përshkrim historik të marrëdhënieve Shqipëri- Francë, duke u ndalur në rolin e madh që ka luajtur Liceu Francez i Korçës. Ndërkohë, që nënvizoi faktin se shkëmbimet kulturore mes dy vendeve, ndonëse kanë një histori të gjatë, vitet e fundit janë intensifikuar duke përmendur dhe emra të mëdhenj të letërsisë dhe artit shqiptar, që përfaqësojnë kulturën shqiptare në Francë, si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Inva Mula etj.
Ndërsa Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, pasi përgëzoi organizatorët për këtë panel, u shpreh se edukimi dhe kultura kanë qenë me të vërtetë dy ura të rëndësishme komunikimi mes dy vendeve.
Mark Marku dhe z. Aleksandër Çipa, ndanë pikëpamjet e tyre në lidhje me temën duke hedhur dhe propozime konkrete në funksion të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.
Ekspozita
Në fund të diskutimeve panelistët dhe të ftuarit e shumtë që ishin të pranishëm, morën pjesë në çeljen e ekspozitës fotografike “Realitete shqiptare në objektivin e AFP-së”, punime këto të fotoreporterit Genti Shkullaku. Ekspozita përmbante 30 fotografi nga realiteti shqiptar në 3-4 vitet e fundit.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *