Kukësi,100 mijë euro shpërblim për eliminimin e Sarajevos

Kukësi,100 mijë euro shpërblim për eliminimin e Sarajevos

Pas kalimit të turit të parë në Europa Ligë, Kukësi në turin e dytë do të gjendet përballë  boshnjakëve të Sarajevës. Kukësi, është i vetmi ekip shqiptar që ka kaluar në turin e dytë në Ligën e Europës, dhe drejtuesit e Kukësit kanë vënë një premio prej 100 mijë eurosh për “kokën” e ekipit boshnjak,

Pas kalimit të turit të parë në Europa Ligë, Kukësi në turin e dytë do të gjendet përballë  boshnjakëve të Sarajevës.

Kukësi, është i vetmi ekip shqiptar që ka kaluar në turin e dytë në Ligën e Europës, dhe drejtuesit e Kukësit kanë vënë një premio prej 100 mijë eurosh për “kokën” e ekipit boshnjak, FK Sarajevo. Pak orë na ndajnë nga ndeshja e parë e turit të dytë, midis Boshnjakëve dhe Kuksianëve të cilët do të tentojnë të shkruajnë historinë.

“Kukësi do të kualifikohet,jam i sigurt për këtë. Nëse një gjë e tillë arrihet atëherë lojtarët do të marrin 100 mijë euro, por jo vetëm kualifikimi, por edhe për  fitore sot kundër boshnjakëve do të shpërblehet,”-është shprehur presidenti i klubit, Safet Gjici.

Ndeshja FK  Kukësi – FK Sarajevo pritet të  luhet sot në orën 19:30,  në stadiumin ‘’Qemal  Stafa’’

 

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar