Kukësi në “kërkim” të ëndrrës !

Kukësi në “kërkim” të ëndrrës !

Të mërkurën skuadra e Kukësit udhëtoi drejt Ukrainës me një rezultat komod “në xhep”, 2-0 ndaj Metalurgut të arritur 1 javë më parë këtu në “Qemal Stafa”. Skuadra shqiptare do të zbresë në fushë sot në orën 18:15 për të mbrojtur këtë rezultat dhe për të mbajtur ende gjallë ëndrrën europiane, ndërsa vendasit do të

Të mërkurën skuadra e Kukësit udhëtoi drejt Ukrainës me një rezultat komod “në xhep”, 2-0 ndaj Metalurgut të arritur 1 javë më parë këtu në “Qemal Stafa”.

Skuadra shqiptare do të zbresë në fushë sot në orën 18:15 për të mbrojtur këtë rezultat dhe për të mbajtur ende gjallë ëndrrën europiane, ndërsa vendasit do të synojnë të përmbysin humbjen e “Qemal Stafës”.

Megjithëse me disa mungesa, djemtë e drejtuar nga trajneri Cungu dhe vetë ky i fundit besojnë tek kualifikimi për në raundin pasardhës. Kukësi s’është më surprizë dhe njihet nga kundërshtarët si skuadër që pëson pak gola.

Problemi më i madh në pamje të parë për skuadrën e Kukësit, janë dëmtimet dhe mungesat. Një mungesë e rëndësishme është Malakarne, i cili me 99% të mundësive nuk do të luajë sot, ashtu si edhe Musolli. Gjithësesi, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe mbi të gjitha e motivuar për t’ia dalë mbanë sërish.

/BLERAND ISMAILI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar