Kukësi humb në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Kukësi humb në ndeshjen e parë të “play-off”-it

Në stadiumin “Qemal Stafa”, Kukësi  ka tentuar të bëjë mrekullinë e rradhës kundër një  skuadre më të përgatitur,  siç është Trabzonspori turk, duke humbur me rezultatin 2-0. Për kuksianët duket se do t’i japin fund në  këtë raund “fenomenit sportiv” të Shqipërisë për në kupat e Europës. Një ndeshje e cila ka nisur mjaft vrullshëm

Në stadiumin “Qemal Stafa”, Kukësi  ka tentuar të bëjë mrekullinë e rradhës kundër një  skuadre më të përgatitur,  siç është Trabzonspori turk, duke humbur me rezultatin 2-0.

Për kuksianët duket se do t’i japin fund në  këtë raund “fenomenit sportiv” të Shqipërisë për në kupat e Europës. Një ndeshje e cila ka nisur mjaft vrullshëm për Kukësin, të cilët kanë  tentuar të shëojnë por pa rezultat, pasi përball kishin një kundërshtar të denjë dhe mjaft të  fortë .

Golat për shkuadrën e Trabzonsporit janë shënuar nga Mierzejevski në minutën e 31-të dhe Paulo Henrique në minutën e 68-të. Pas një jave do të  zhvillohet edhe ndeshja e kthimit ndërmjet dy skuadrave, por mesa duket do të  jetë  thjesht një formalitet. Kukësi do të mbahet mend si skuadra surprizë e futbollit shqiptar, e cila i theu të  gjitha parashikimet duke kaluar tri ture të Ligës së Europës.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar