Kalon Kukësi, ngec Teuta

Kalon Kukësi, ngec Teuta

Kukësi ka arritur të kualifikohet në fazën e dytë kualifikues të Ligës së Europës, pas barazimit pa gola në “Qemal Stafa” ndaj ekipit estonez, Flora Talin, pasi ndeshja e parë pat përfunduar 1-1. Ndërsa Teuta e Durrësit nuk arriti që ta mbrojë rezultatin 3-1 që kishte duke humbur 2-0. Në një atmosferë emocionuese në stadiumin

Kukësi ka arritur të kualifikohet në fazën e dytë kualifikues të Ligës së Europës, pas barazimit pa gola në “Qemal Stafa” ndaj ekipit estonez, Flora Talin, pasi ndeshja e parë pat përfunduar 1-1.

Ndërsa Teuta e Durrësit nuk arriti që ta mbrojë rezultatin 3-1 që kishte duke humbur 2-0.

Në një atmosferë emocionuese në stadiumin “Qemal Stafa” ishte Kukësi që kërkoi kualifikimin, me lojën e shpejtë sulmuese dhe tejet agresive.

Kuksianët i vështirsuan gjërat 10 minuta nga fundi kur Musolli u ndëshku me të kuq, një vendim shumë i kontestuar.

Deri në fund nuk pati gola dhe Kukësi kualifikohet për shkak të rregullit të golave në fushën kundërshtare. Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1, ndeshje e luajrue në Estoni.

Teuta e Durrësit nuk e mbrojti dot rezultati e ndeshjes parë (3-1) duke u mundur 2-0.

Golin e parë e kanë pësuar në minutën e 21 shënoi Storelu, dhe golin e dytë është përsëri Pavlov që shënoi në të 75. Pavlov shënoi edhe në Durrës.

Teuta e Durrësit eliminohet pas rezultatit të përgjithshëm prej 3-3 pas dy ndeshjes, që favorizon Dacian për shkak të golit të shënuar në Durrës.

Kështu, në fazën e dytë kualifikues Kukësi, është i vetmi ekip shqiptar që do të luajë në Ligën e Evropës përballë do të ketë Fc Sarajevo.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar