Kukës, makina bie në liqen, shpëton familja kosovare

Kukës, makina bie në liqen, shpëton familja kosovare

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Kalimash-Kukës, duke vënë në rrezik jetët e një familje kosovare. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Kepi i Tafës”, në segmentin rrugor Ura e Drinit të Zi-Morin. Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se mjeti me targa kosovare,

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Kalimash-Kukës, duke vënë në rrezik jetët e një familje kosovare. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Kepi i Tafës”, në segmentin rrugor Ura e Drinit të Zi-Morin.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se mjeti me targa kosovare, ku udhëtonin tre persona të një familje, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në breg të liqenit. Ekspertët thonë se pjesa e pasme e mjetit është zhytur në ujë. Personat që udhëtonin në mjet kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Kukësit.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Ndërsa,  sipas hetimeve paraprake mendohet se shkak i ngjarjes është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar