Kukës, jep dorëheqjen shefi i Policisë së Rendit

Kukës-Shefi i Policisë së Rendit, Emro Zholi dha dorëheqjen sot, kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga dita e votimeve. Shefi i policisë dorëzoi sot në mëngjes dorëheqjen në Drejtorin e Policisë së Kukësit. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes ka qënë mbingarkesa në punë, por sipas disa burimeve të brendshme, thuhet se ka patur presion

Kukës-Shefi i Policisë së Rendit, Emro Zholi dha dorëheqjen sot, kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga dita e votimeve.

Shefi i policisë dorëzoi sot në mëngjes dorëheqjen në Drejtorin e Policisë së Kukësit. Mësohet se arsyeja e dorëheqjes ka qënë mbingarkesa në punë, por sipas disa burimeve të brendshme, thuhet se ka patur presion nga Shërbimi i Kontrollit të Ministrisë së Brendshme.

Po nga i njëjtët burime mësohet se ai është fyer dhe ofenduar nga zyrtarë e këtij institucioni. Bëhët e ditur se Zholi ka qenë nën presionin edhe të ministrit Noka, i cili ka qënë shumë aktiv në Kukës gjatë gjithë fushatës.

/Marenglen Kume/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar