Kukës, bie furgoni në humnerë, humbin jetën 6 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Topojan të Kukësit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 6 persona dhe kanë mbetur të plagosur 5 të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Topojanit, ku drejtuesi i  një furgoni pasagjerës ka humbur kontrollin

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Topojan të Kukësit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 6 persona dhe kanë mbetur të plagosur 5 të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Topojanit, ku drejtuesi i  një furgoni pasagjerës ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë.

Viktimat e aksidentit të rëndë janë; Feim Biba, Zykri Shehu, Zaim Karanxha, Bashkim Ҫuni, Linda Ҫuni dhe Meleqe Serani. Ndërsa pesë personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjeksore, 2 prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndëtsore janë nisur me helikopter drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.

Shkak i aksidentit në Kukës dyshohet të jetë bërë ngrica në rrugë, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar