Kualjarela-Muriel, ndërrim kokë më kokë

Kualjarela-Muriel, ndërrim kokë më kokë

Fabio Kualjarela do të qëndrojë tek Juventusi, edhe pse klubi bardhezi nuk ka ndërmend që ta mbajë, aq më tepër nëse vjen një “top-player”. Kështu, me Lorenten dhe ndonjërin ndërmjet Ibrës, apo Higuainit, edhe Vuçiniç do të kalonte zgjedhje e dytë, çka do të thotë se Kualjarelës nuk do t’i binte radha kurrë që të

Fabio Kualjarela do të qëndrojë tek Juventusi, edhe pse klubi bardhezi nuk ka ndërmend që ta mbajë, aq më tepër nëse vjen një “top-player”.

Kështu, me Lorenten dhe ndonjërin ndërmjet Ibrës, apo Higuainit, edhe Vuçiniç do të kalonte zgjedhje e dytë, çka do të thotë se Kualjarelës nuk do t’i binte radha kurrë që të luante. Dhe ja ku është menduar që sulmuesi italian të shërbejë për një ndërrim kokë më kokë, plus disa para me Murielin e Udinezes.

Pra, Fiorentina mund të blente Kualjarelën, por rroga e tij e kalon tavanin e vendosur nga “viola”-at, teksa opsioni i vetëm mbetet rikthimi i tij tek Udineze dhe marrja e Murielit.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar