Kthehen emigrantët, kërkojnë ndihmë ekonomike

Kthehen emigrantët, kërkojnë ndihmë ekonomike

Rikthimi i emigrantëve në atdheun e tyre ka nisur të japë efektet e para negative. Bashkia e Gjirokastrës, dhe konkretisht zyra e trajtimit të ndihmës sociale, raporton për një rritje të familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike. “Muaji korrik shënon një rritje me 16 familje, të gjitha të kthyera nga emigracioni, ndërkohë që në total gjatë

Rikthimi i emigrantëve në atdheun e tyre ka nisur të japë efektet e para negative. Bashkia e Gjirokastrës, dhe konkretisht zyra e trajtimit të ndihmës sociale, raporton për një rritje të familjeve që kërkojnë ndihmë ekonomike.

“Muaji korrik shënon një rritje me 16 familje, të gjitha të kthyera nga emigracioni, ndërkohë që në total gjatë këtij viti kanë hyrë në skemën ekonomike gjithsej 89 emigrantë”, shprehet përgjegjësja e zyrës së trajtimit të ndihmës sociale në Bashkinë e Gjirokastrës, Arta Shajko.

Numri i emigrantëve që po përgatisin valixhet për t’u rikthyer në Shqipëri çdo ditë e më shumë po rritet. Kjo është diskutuar edhe në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, ku këshilltarët e majtë dhe ata të djathtë kanë kërkuar një zgjidhje për trajtimin me ndihmë ekonomike të emigrantëve, volumi i të cilëve po rritet ndjeshëm kohët e fundit në qytetin e gurtë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar