Kthehen 110 azilkërkues kosovarë nga Hungaria

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanw mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” kontingjenti i parë me kosovarë që kthehen nga Hungaria.

Zëri raporton se azilkërkuesit kanë mbërritur me një avion që ishte nisur posaçërisht për ta. Shumica e të kthyerve janë të rinj, por nuk mungojnë as familjarët.Ata kanë kaluar ilegalisht kufirin në kërkim të një jete më të mirë.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i pranishëm në kthimin e tyre tha se nuk do pranohet azili në vendet evropiane. Kurse ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Lorent Balla tha se nga janari i këtij viti në vendin e tij kanë hyrë 5 mijë kosovarë.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here