Kryeprokuroria, së shpejti shkaku i shpërthimit në “Kosova A”

Prokuroria Themelore e Kosovës ka përfunduar hetimet për shpërthimin e 6 qershorit në termocentralin “Kosova A”. Kryeprokurori Ymer Beka tha se përfundimet do të publikohen së shpejti dhe do të sqarohen shkaqet e shpërthimit. “Jemi gati në përfundim dhe së shpejti do të dalim me një rezultat nga ky hetim”, tha Beka. Nga ana tjetër,

Prokuroria Themelore e Kosovës ka përfunduar hetimet për shpërthimin e 6 qershorit në termocentralin “Kosova A”. Kryeprokurori Ymer Beka tha se përfundimet do të publikohen së shpejti dhe do të sqarohen shkaqet e shpërthimit.

“Jemi gati në përfundim dhe së shpejti do të dalim me një rezultat nga ky hetim”, tha Beka.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i policisë, Brahim Sadriu, tha se policia ekzaminoi vendin e ngjarjes dhe është në process analizimi të zhvillimeve të ndodhura në 6 qershor.

“Është ekzaminuar vendi i ngjarjes ku janë përfshirë edhe ekspertët jashtë policisë”, u shpreh Sadriu.

Nga shpërthimi në termocentralin “Kosova A” ndërruan jetë tre persona ndërsa 13 të tjerë mbetën të plagosur.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar