Kryeministri norvegjez, taksist për 1 ditë

Kryeministri norvegjez, taksist për 1 ditë

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, vendosi që të kalojë një pasdite në rolin e taksistit në rrugët e kryeqytetit Oslo. Qëllimi i këtij veprimi ishte që të dëgjonte opinionet e banorëve rreth qeverisë së tij. Ai tha se taksia është një ndër vendet ku njerëzit shkëmbejnë mendimet e tyre. Udhëtimi i tij u regjistrua nga

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, vendosi që të kalojë një pasdite në rolin e taksistit në rrugët e kryeqytetit Oslo.

Qëllimi i këtij veprimi ishte që të dëgjonte opinionet e banorëve rreth qeverisë së tij.

Ai tha se taksia është një ndër vendet ku njerëzit shkëmbejnë mendimet e tyre.

Udhëtimi i tij u regjistrua nga një kamera e fshehur nga vetë ai.  Stoltenberg tha se këtë video do ta përdorte për  fushatën politike.

Ai e zbulonte identitetin e tij vetëm tek personat të cilët e zbulonin se kush ishte.

Kur u pyet nëse mendon që të bëhet shofer nëse i humb zgjedhjet, ai u përgjigj: “kam 8 vjet që nuk ngas makinë, prandaj disa herë pata probleme me frenat. Besoj se udhëtarëve norvegjez do u shërbej më mirë si kryeministër sesa si shofer”.

/Irida Vata/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar