Kryeministri grek, Samaras në PE: “Greqia është vënë në provë”

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras në fjalën e tij para Parlamentit Europian ka deklaruar programin për presidencën e Bashkimit Europian. Samaras ka thënë se  Greqia është vënë në provë si asnjë vend tjetër. Ai i ka theksuar se vendi ka arritur të shmangë falimentimin  dhe të reduktojë pjesën më të madhe te borxhit. Samaras shtoi

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras në fjalën e tij para Parlamentit Europian ka deklaruar programin për presidencën e Bashkimit Europian.

Samaras ka thënë se  Greqia është vënë në provë si asnjë vend tjetër. Ai i ka theksuar se vendi ka arritur të shmangë falimentimin  dhe të reduktojë pjesën më të madhe te borxhit.

Samaras shtoi se Zgjerimi i BE me vende te Ballkanit perendimor, do të jetë një nga prioritetet e presidencës greke. Vitet e fundit, perspektiva europiane e Ballkanit perëndimor ka fituar nje dinamike te re, positive dhe ne do të promovojme vecmas integrimin e secilit vend, ka vazhduar ai.

Samaras deklaroi se Greqia i ka përmbushur tashmë angazhimet e veta. Antonis Samaras tha se në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët evropianë nuk duhet të votojnë në shijen e hidhur të krizës, por në kontekstin politik, se kriza është kapërcyer. Duke iu referuar prioriteteve të presidencës së BE, Samaras foli dhe për mënyrën se si do të luftohet papunësia dhe emigracioni I paligjshëm.

/Elta Liksenaj/

 


objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar