Kryeministri: Buxheti në kolaps

Në një mbledhje të organizuar me trupin e jashtëm diplomatik dhe ministrat e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe se arka e shtetit ndodhet pothuajse bosh. Kryeministri ka theksuar se Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për gjëndjen në të cilën Shqipëria ndodhet, se duhet ta shohin të vërtetën në sy dhe se nuk duhet t’u thuhen gënjeshtra të ëmbla për të thurur ëndrra imagjinare. Shqipëria nuk është ekonomia e dytë më e qëndrueshme e dytë në botë pas Gjermanisë, as qeveria nuk mund të vazhdojë t’u thotë Shqiptarëve apo Ndërkombëtarëve, të shohin gishtin teksa tregon hënën. Ekonomia është e mbëthyer nga një ngërc i madh që ka kapur buxhetin e shtetit, arka praktikisht është bosh”-deklaroi kryeministri gjatë fjalimit të tij. /Klajdi Lleshi/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar