Kryeministri Berisha njofton për mbledhjen e qeverisë

Kryeministri i vendit, Sali Berisha njofton për mbledhjen e qeverisë, e para kjo pas humbjes së thellë në zgjedhjet ndaj koalicionit të majtë. Në një njoftim për shtyp nga kabineti qeveritar bëhet e ditur se ditën e enjte në 27 qershor, ora 11:00, kryeministri Berisha do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Mendohet se

Kryeministri i vendit, Sali Berisha njofton për mbledhjen e qeverisë, e para kjo pas humbjes së thellë në zgjedhjet ndaj koalicionit të majtë.

Në një njoftim për shtyp nga kabineti qeveritar bëhet e ditur se ditën e enjte në 27 qershor, ora 11:00, kryeministri Berisha do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Mendohet se tema e kësaj mbledhje do të jetë humbja e koalicionit të djathtë.

Ndërkohë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse do të ketë një dalje për mediat. Nga burime jozyrtare mësohet se do të ketë një dalje rreth orës 20:00 të kryeministrit në një konferencë për shtyp.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar