Kryemadhi letër zyrtare ambasadorëve Lu dhe Vllahutin për reformën në drejtësi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe asaj të BE-së Romana Vlahutin, si dhe përfaqësive të tjera të vendeve të BE në Shqipëri për reformën në drejtësi. Letra flet për problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi, “Problemi më kritik vazhdon të mbetet implementimi i

MONIKAA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe asaj të BE-së Romana Vlahutin, si dhe përfaqësive të tjera të vendeve të BE në Shqipëri për reformën në drejtësi.

Letra flet për problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi,

“Problemi më kritik vazhdon të mbetet implementimi i Reformës në Drejtësi. Sjellja arrogante e mazhorancës ka minuar rëndë dialogun politik. Moment i patolerueshëm përbuzja e opinioneve të dhëna nga ONM për kandidatë të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit (ish-sekretar i përgjithshëm i ministrit Tahiri). Veprimet e maxhorancës janë të një linje politike që ka prioritet kapjen e drejtësisë. Kapja e drejtësisë do ketë pasoja të rënda politiko-shoqërore për vendin”, shkruan  znj. Kryemadhi.

Ajo thotë se LSI votoi pa asnjë mëdyshje reformën dhe shtatë ligjet sepse ishin garante BE dhe SHBA dhe qëndrim jo korrekt të maxhorancës duke kërkuar reagim të shpejtë të ndërkombëtarëve.

Përgatiti: E.B

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar