Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”. Gjatë fjalës, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve. Në fjalën para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”. Gjatë fjalës, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve.
Në fjalën para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive të banorëve të zonës.
Më tej, Kryemadhi shprehet : “Kemi qëndruar në distancë por gjithmonë për t’ju përkrahur. Më kërkuat sot dhe erdha. Nuk kam asnjë dyshim që janë me të drejtën e zotit. I bëjmë thirrje që të mos guxojnë të afrohet pranë shtëpive të qytetarëve.”
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 17-të të protestës së tyre pasi kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Me 15 Nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë.
Ditën e djeshme Autoriteti Rrugor Shqiptar i bëri thirrje banoreve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentat përkatëse.
/R.Bakalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *