Kryekomisioneri Fyle: Jo bojkotit të opozitës, ndikon në integrimin e vendit

Kryekomisioneri për zgjerim Stefan Fyle referuar situatës politike në vend u shpreh se bojkoti i opozitës nuk ndihmon në integrimin e vendit. “Të dalësh nga Parlamenti dhe beteja politike të bëhet në rrugë, kjo nuk e ndihmon vendin për ecur në rrugën e integrimit dhe për të realizuar ambicjen e shqiptarëve për t’u integruar në

Kryekomisioneri për zgjerim Stefan Fyle referuar situatës politike në vend u shpreh se bojkoti i opozitës nuk ndihmon në integrimin e vendit. “Të dalësh nga Parlamenti dhe beteja politike të bëhet në rrugë, kjo nuk e ndihmon vendin për ecur në rrugën e integrimit dhe për të realizuar ambicjen e shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, tha Fyle, në një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin Edi Rama.

Fyle tha se i ka bërë thirrje qeverisë po ashtu edhe opozitës që të përdorin dritaren e hapur me qëllim që opozitë të ktheht në parlament, po ashtu edhe qeveria të sigurohet dhe të marrë masat në mënyrë që opozita të ketë çdo gjë që i nevojitet për të bërë punën e saj.
“Fitimtar në këtë moment nuk është kjo apo ajo parti, por fitimtare janë shqiptarët”, tha Fyle.

Nga ana tjetër Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se do t’i përgjigjet çdo pretendimi të opozitës me qëllim kthimin e saj në Kuvend. “Jemi të gatshëm të votojmë për ngritjen e çdo komisioni hetimor”, theksoi Rama.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar