Në fshatin Vrion të Krujës janë zbuluar dy parcela me kanabis. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se bimët narkotike janë mbjellë në një luginë të mbuluar nga pyjet, ndërkohë që personat që kanë në pronësi tokën ku është mbjellë kanabis, janë shpallur në kërkim. Uniformat blu po punojnë për asgjësimin e bimëve narkotike,
Në fshatin Vrion të Krujës janë zbuluar dy parcela me kanabis. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se bimët narkotike janë mbjellë në një luginë të mbuluar nga pyjet, ndërkohë që personat që kanë në pronësi tokën ku është mbjellë kanabis, janë shpallur në kërkim.
Uniformat blu po punojnë për asgjësimin e bimëve narkotike, ndësa kanë kontrolluar edhe banesën e familjes ku mësohet se kanë sekuestruar një armë zjarri e disa granata.
Policia nuk ka bërë me dije identitetin e pronarëve të tokës, ndërkohë po meret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *