Krizë energjitike, kushtet hidrike tepër të veshtira

Qeveria shqiptare ka nevojë për 100 milionë euro për të siguruar importin dhe frunizimin e vendit me energji këtë vit, pasi kushtet hidrike dhe rezervat minimale në basenet e hidrocentraleve jane të vështira. Dy kompanitë, KESH dhe CEZ janë të rrënuara financiarisht dhe barra për të garantuar furnizimin me energji ka rënë sërish mbi buxhetin

Qeveria shqiptare ka nevojë për 100 milionë euro për të siguruar importin dhe frunizimin e vendit me energji këtë vit, pasi kushtet hidrike dhe rezervat minimale në basenet e hidrocentraleve jane të vështira. Dy kompanitë, KESH dhe CEZ janë të rrënuara financiarisht dhe barra për të garantuar furnizimin me energji ka rënë sërish mbi buxhetin e shtetit.

Aktualisht janë duke u shqyrtuar disa rrugë, së pari është lëshimi i një garancie nga Qeveria në favor të KESH-it që do i mundësojë kompanisë publike të marrë kredi nga bankat private për të blerë energjinë. Ekspertët e Ministrisë së Financave shpresojnë se shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj sipërmarrjes ka rritur likuiditetin në treg çka mund të favorizojë një zgjidhje të tillë.

Gjithashtu qeveria ka parashikuar një limit prej rreth 10 miliardë lekësh brenda kufirit të borxhit si garanci për sektorin energjetik këtë vit. Por kjo shumë nuk mund të jetë e mjaftueshme pasi një pjesë e garancive janë përdorur edhe për projekte të tjera që lidhen me transmetimin.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar