Kriza ekonomike përkeqëson shëndetin mendor

Kriza ekonomike përkeqëson shëndetin mendor

Kriza ekonomike e pranishme tashmë prej disa vitesh në  Europë ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit mendor të njerëzve. Sipas hulumuntimit të “King’s College” në Londër,  kategoria e individëve me probleme mendore është aktualisht  edhe më e prekura nga papunësia. Papunësia mes kësaj kategorie është rritur nga 12.7 përqind në 18.2 përqind dhe përgjithësisht janë

Kriza ekonomike e pranishme tashmë prej disa vitesh në  Europë ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit mendor të njerëzve. Sipas hulumuntimit të “King’s College” në Londër,  kategoria e individëve me probleme mendore është aktualisht  edhe më e prekura nga papunësia.

Papunësia mes kësaj kategorie është rritur nga 12.7 përqind në 18.2 përqind dhe përgjithësisht janë prekur meshkujt dhe personat me nivele të ulta arsimimi.  Shifra e personave me probleme të shëndetit mendor që kanë humbur vendet e punës nga 2006 deri në 2010 është dy herë me e madhe se shifra e personave të tjerë që kanë humbur punën e tyre.

Studimi tregon se përjashtimi shoqëror i kësaj kategorie përkeqëson situatën dhe rrit shanset për veprime të dhunshme deri edhe ekstreme.

Në qëndër të këtij studimi ishin 20 mijë persona nga 27 vende te Europës.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar