Kriza, dëmtohet besueshmëria e SHBA-vë në botë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama  është shprehur se për shkak të krizës lidhur me arritjen e marrëveshjes ndërmjet republikanëve dhe demokratëve, është dëmtuar kredibiliteti i Amerikës në botë. “Me gjasë asgjë nuk ka bërë më shumë dëm për kredibilitetin e Amerikës në botë dhe për pozitën tonë me vendet e tjera, se sa ky spektakël që e kemi parë gjatë këtyre disa javëve. Kjo i ka inkurajuar armiqtë tanë, i ka trimëruar konkurrentët tanë, si dhe u ka shkaktuar depresion miqve tanë, që nga ne kërkojnë udhëheqje të fuqishme”, tha Obama në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Rel. Sipas tij, politikanët në Ëashington duhet ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Këto komente presidenti amerikan Obama i bëri pasi nënshkroi ligjin për evitimin e falimentimit financiar dhe hapjen e qeverisë, e cila për 16 ditë ishte pjesërisht e mbyllur. Ai i ka kritikuar republikanët për shkak se e kishin bërë qeverinë “jofunksionale”. Megjithatë, Obama ka theksuar se “këtu nuk ka fitues”, por se “gjatë disa javëve të fundit është shkaktuar krejtësisht dëm i panevojshëm në ekonominë amerikane”. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar