Zëdhënësja e një kongresmeni republikan dha dorëheqjen pas reagimit publik lidhur me kritikat që ajo u kishte bërë në facebook vajzave adoleshente të presidentit amerikan Barak Obama. Elizabeth Lauten i tha gazetës amerikane ”The Ëashington Post” se kishte dhënë dorëheqjen. Lauten nxiti një irritim të madh online pas vërejtjeve në faqen e saj të Facebook-ut
Zëdhënësja e një kongresmeni republikan dha dorëheqjen pas reagimit publik lidhur me kritikat që ajo u kishte bërë në facebook vajzave adoleshente të presidentit amerikan Barak Obama.
Elizabeth Lauten i tha gazetës amerikane ”The Ëashington Post” se kishte dhënë dorëheqjen. Lauten nxiti një irritim të madh online pas vërejtjeve në faqen e saj të Facebook-ut për paraqitjen dhe sjelljen e vajzave të Obamës në festën e Falënderimeve të organizuar të mërkurën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
Mijëra persona nënshkruan një peticion online duke kërkuar dorëheqjen e Lautenit. ”Të dashura Sasha and Malia, unë e kuptoj që ju po jetoni vitet e shpifura të adoleshencës, por ju jeni pjesë e familjes së parë të vendit. Përpiquni të tregoni pak klas”, shkruante Lauten në profilin e saj.
“Përpiquni të jeni në lartësinë e duhur. Silluni sikur të qenit në Shtëpinë e Bardhë ka rëndësi për ju. Vishuni në mënyrë të tillë që të tregoni se meritoni respekt, jo si nën projektortë e një bari”, shkruan Lauten.
Sasha dhe Malia Obama u shfaqën të mërzitura pranë babait të tyre në pritjen për festën e Falënderimeve në Shtëpinë e Bardhë. Lauten u mor madje edhe me fundet e shkurtra të vajzave. Megjithatë, ajo ka kërkuar falje për vërejtjet e saj.
Tradicionalisht, fëmijët e presidentëve amerikanë konsiderohen të paprekshëm për median.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *