Kritikohen ashpër përdorimi i flamujve arab në protestë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, H. Sulejman ef. Rexhepi ka reaguar ndaj protestave në Shkup. Në një shkrim të tij kritikon ashpër flamujt arab me shkrime të ndryshme që janë përdorur në protestë. “Protestat pa organizatorë janë shumë të rrezikshme, devalvuese dhe të dëmshme. Në protestat që i pamë në Shkup, memoria na

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, H. Sulejman ef. Rexhepi ka reaguar ndaj protestave në Shkup. Në një shkrim të tij kritikon ashpër flamujt arab me shkrime të ndryshme që janë përdorur në protestë.

“Protestat pa organizatorë janë shumë të rrezikshme, devalvuese dhe të dëmshme. Në protestat që i pamë në Shkup, memoria na regjistroi disa kuadro tepër rrëqethëse. Flamuj të huaj! Flamuj me tekste arabe. Flamuj që nuk i përkasin as kombit tonë, as shtetit tonë, as fesë sonë. Flamuj prej manipuluesve ordinerë!”, tha Rexhepi.

Ai shprehet se protestat janë një e drejte e gjithsecilt për të kërkuar të drejtat e tip or protestat pa organizatorë nuk i përkasin epokës domokratike. Ai i cilëson këto protesta shumë të rrezikshme.

“Ky realitet tashmë pushtetit i rrëshqiti nga dora si ngjalë. Protestat po përhapen. Gjithandej po paralajmërohen protesta. Maqedonasit shumë shpejt do të kuptojnë se, duke inskenuar raste ndërfetare, nuk do të mund t’i mbulojnë problemet reale politike. Partitë tona shqiptare, duke i mbyllur sytë përballë kësaj loje të rrezikshme fetare maqedonase nuk do të arrijnë të dëshmojnë se janë faktor ekskluzivisht politik. Jo në rastin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët, fatmirësisht janë besimtarë të devotshëm. Në ish-Jugosllavi, të gjithë ata shqiptarë muslimanë që u pajtuan të shkrihen në mentalitetin sllavo-ortodoks, sado që përbënin “një pushtet absolut” – të gjithë përfunduan për faqe të zezë. Fituan vetëm ata që besuan në Zot e Komb. Kështu ka qenë përherë, që kur u krijuan familje, fise e popuj”, shkruan Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman ef. Rexhepi.

/ Ejup Lila /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar