Kristiano bast me Ançelotn, realizoj më shume se 70 gola

Në pritje të nisjes së sezonit të ri, Kristiano Ronaldo vendos edhe synimin e tij personal. Objektivi i portugezit për sezonin e ri është që të thyejë rekordin e vendosur në vitin 2011- 2012, kur shënoi 67 gola në 60 ndeshje. Si në kohën e Junajtid kur vinte baste me Fergusonin, tani e ka bërë

Në pritje të nisjes së sezonit të ri, Kristiano Ronaldo vendos edhe synimin e tij personal. Objektivi i portugezit për sezonin e ri është që të thyejë rekordin e vendosur në vitin 2011- 2012, kur shënoi 67 gola në 60 ndeshje.

Si në kohën e Junajtid kur vinte baste me Fergusonin, tani e ka bërë me Ançelotin, ku ai do të realizonte më shumë se 70 gola. Kristiano Ronaldo ka qenë në një formë të shkëlqyer që në momentin kur ka filluar të stërvitet për sezonin e ri dhe kjo gjë ka habitur edhe vetë trajnerin, i cili e ka pranuar personalisht këtë fakt.

Në vitin 2011, sulmuesi shënoi 7 gola në tetë ndeshje miqësore që shërbenin si test për sezonin e ri. Karlo Ançeloti ka mbetur mjaft i kënaqur nga aftësitë e portugezit, aq sa tekniku italian po i inkurajon të rinjtë që të ndjekin shembullin e tij për t’u rritur në karrierën profesionale.

Gjatë katër sezoneve të shkuara, Ronaldo ka shënuar 146 gola në 135 ndeshje në të gjitha kompeticion.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar