Kripa e tepërt dëmton kockat

Kripa e tepërt dëmton kockat

Konsumimi i ushqimit të pasur me kripë mund të kontribuojë në dobësimin e kockave te gratë pas menopauzës. Studiuesit japonezë kanë bërë një hulumtim të cilin e kanë realizuar në mbi 200 femra me moshë mesatare 63 vjeçe, dhe kishte analizuar ndikimin e kripës në rrezikun nga fakturat e kockave. Ky studim është prezantuar në

Konsumimi i ushqimit të pasur me kripë mund të kontribuojë në dobësimin e kockave te gratë pas menopauzës.

Studiuesit japonezë kanë bërë një hulumtim të cilin e kanë realizuar në mbi 200 femra me moshë mesatare 63 vjeçe, dhe kishte analizuar ndikimin e kripës në rrezikun nga fakturat e kockave. Ky studim është prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës së Endokrinologëve.

Rezultatet e studimit kanë treguar se femrat të cilat kanë konsumuar 7,561 miligramë kripë në ditë kanë pasur 4 herë më shumë rrezik për fraktura. Konsumimi i preferuar i kripës në ditë është deri në 2,300 miligramë.

Autorët e studimit thonë se personat të cilët nuk kanë pasur konsumim të lartë të kripës, nuk kanë pasur rrezik më të rritur nga frakturat. Po ashtu, studimi ka treguar se rreziku i lidhur me kripën nuk është i lidhur me moshën, dendësinë e kockave, indeksin e masës trupore dhe nivelin e kalciumit dhe vitaminës D në gjak. 

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar