“Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e drogës”

“Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e drogës”

Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë,  ka thënë se Shqipëria duhet të shtojë luftën e saj ndaj krimit që të ketë një të ardhme në Europë. Gjatë konferencës De Raho tha se lufta ndaj krimit do të dështoje nëse nuk merremi me mekanizmin financiar që ndihmon trafikantët.

Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë,  ka thënë se Shqipëria duhet të shtojë luftën e saj ndaj krimit që të ketë një të ardhme në Europë.

federicoo

Gjatë konferencës De Raho tha se lufta ndaj krimit do të dështoje nëse nuk merremi me mekanizmin financiar që ndihmon trafikantët.

“Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë. Rezulton se është rritur edhe trafiku i armëve dhe çdo veprim që po bëhet në luftën ndaj kriminalitetit do të falimentojë nëse nuk merreni me mekanizmin financiar.Duhet të sulmohet sistemi dhe subjektet qe i bëjnë të mundur trafikantëve të kryejnë veprimtaritë e tyre ”, u shpreh prokurori i Antimafias.

Ai gjithashtu ka thënë se:

“Instrumentet që ka në dispozion legjislatura shqiptare duhet të përdoren me rigorozitet. Të kthejmë besimin në shtet dhe institucionet shtetërore.  Një e ardhme në Europë ndërtohet përmes një lufte të pareshtur kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Drejtoria Antimafia është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj edhe per sa i përket legjislacionit për burgjet. Aktiviteti kriminal te mos drejtohet nga burgjet. Kapot historikë të grupeve mafioze duhet të ndalohen të veprojnë nga burgu”.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është vendimtare dhe nuk ka kohë për të humbur. Reforma e drejtësisë duhet të vazhdojë, është një proces strategjik dhe të gjithë duhet të punojnë në të njëjtin drejtim.

 

Samanta Hysa

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar