Burri vret gruan dhe veten, shkak kushtet ekonomike dhe xhelozia

Burri vret gruan dhe veten, shkak kushtet ekonomike dhe xhelozia

Krim brenda familjes në kryqytet. Bashkëshorti vret gruan dhe më pas i jep fund jetës së tij. Viktimat janë shtetasi E.J., 53 vjeç dhe shtetasja D.J., 50 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘‘Irfan Tomini’’,ku sipas policisë, fillimisht burri ka qëlluar me pistoletë ndaj gruas dhe më pas ka vrarë edhe veten. Krimi ka

Krim brenda familjes në kryqytet. Bashkëshorti vret gruan dhe më pas i jep fund jetës së tij. Viktimat janë shtetasi E.J., 53 vjeç dhe shtetasja D.J., 50 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘‘Irfan Tomini’’,ku sipas policisë, fillimisht burri ka qëlluar me pistoletë ndaj gruas dhe më pas ka vrarë edhe veten. Krimi ka ndodhur brenda banesës së çiftit dje pak pas mesdite.

Nga hetimet paraprake policia dyshon se shkak i grindjes mund tee jetee bërë situata e vështirë ekonomike që po kalonte familja kohët e fundit. Kryefamiljari punonte si shofer, por kohët e fundit jo me kohë të plotë, ndërsa gruaja ishte e papunë. Vajza e tyre kishte fituar së fundmi një bursë studimi jashtë vendit, por familjarët e kishin të vështirë të përballonin shpenzimet e nevojshme.  Kjo mendohet edhe të ketë çuar në lindjen e debatit mes tyre, duke degraduar deri në përdorimin e armës.

Ndërsa të afërmit e viktimave ngrenë njee pistë tjetër dyshimi. Ata thonë se 51-vjeçari konsumonte rregullisht alkool, ishte shumë xheloz dhe nuk pranonte që e shoqja të kërkonte punë, pavarësisht situatës së rënduar ekonomike. Sipas tyre, mes çiftit ka patur vazhdimisht grindje për këtë arsye.

”Ajo donte të divorcoheshin, por ne i thamë të rrinte për fëmijët”, thotë kunata e viktimës.

Ky është rasti i pestë i krimit në familje brenda 2 muajsh, vetëm në kryeqytet. Situata e vështirë ekonomike dhe depresioni si rrjedhojë, kanë qenë motivet kryesore të ngjarjeve.

/Romina Qama/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar